Aksion me urdhër të SPAK, arrestohen 4 persona! Akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

Aksion me urdhër të SPAK, arrestohen 4 persona! Akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene raporton se janë arrestuar vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndreaj. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Elbasan, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Gjithashtu, në qelitë e burgut u janë komunikuar akuza të reja Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Gjatë aksionit janë gjetur ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK./vizionplus.tv