Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Aksidentoi në lagjen nr. 4 në Durrës një të moshuar, i cili ndërroi jetë për shkak të lëndimeve të marra, arrestohet nga policia 26 vjeçari. Siç njofton policia, i riu teksa po drejtonte automjetin e tij, përplasi këmbësorin 80-vjeçar duke shkaktuar kështu vdekjen e tij. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: Opinion.al