Aksidentoi 14-vjeçaren me motor dhe u largua, Policia: 18-vjeçari drejtonte pa patentë

Aksidentoi 14-vjeçaren me motor dhe u largua, Policia: 18-vjeçari drejtonte pa patentë

Një 14-vjeçare është aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Shalës të Cërrikut nga një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar pa leje drejtimi. Pas aksidentit, i riu dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar më pas nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10. Sipas policisë, 18-vjeçari A. N., banues në Belsh, po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur aksidentoi të miturën. Pas largimit të tij nga vendi i aksidentit, shërbimet e policisë nisën kërkimet dhe arritën ta identifikonin, lokalizonin dhe kapnin. Njoftimi i plotë i Policisë “Aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç,...