Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, Forcat e Armatosura në zi për 19-vjeçarin: Ishte student i Akademisë
Forcat e Armatosura kanë reaguar pas aksidentit tragjik të regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin Fushë-Krujë, ku humbi jetën një 19-vjeçar. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Forcat e Armatosura kanë bërë të ditur se viktima është Leart Çim Zalla, 19 vjeç, student i vitit të parë në programin “Shkenca e Komunikimit në Fushën e Mbrojtjes”. “Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Leart Çim Zallës, 19 vjeç, student i vitit të parë në programin ‘Shkenca e Komunikimit në Fushën e Mbrojtjes’”, thuhet në reagimin e Forcave të Armatosura. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 shtatorit, në afërsi të Kamberas, ku u përplasën tre automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan drejt Spitalit...
Burimi:
syri.net