Aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Rinas, arrestohet polici i ‘Shqiponjave’ pas vdekjes së 66-vjeçarit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të Policisë, pjesë e Forcave ‘Shqiponja’ në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas. Sipas njoftimit të AMP-së, aksidenti ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 00:45, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Automjeti që drejtohej nga efektivi i policisë, me inicialet I.T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi S.M., 66 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Pas ngjarjes, punonjësit të Policisë i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ, me vlerën 0.0 mg/l. Në vijim të veprimeve procedurale, efektivi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me...
Burimi:
syri.net