Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksidenti me pasoja, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë
Këtë të enjte, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Nga përplasja e mjeteve u lënduan 4 persona, ku një është në gjendje të rëndë. ”Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R.D, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Ç.H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet”....