Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksidenti i rëndë në Elbasan, përplasen tre oficerë policie
👁4949
Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor ‘Elbasan-Peqin’. Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., (oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit