Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

Një aksident i rëndë është shënuar rreth mesnatës së djeshme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve policore, një prej të rinjve, i identifikuar me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit edhe me automjete të Policisë, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar. Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ardhur...