Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksidenti i katërfishtë në Fier, dy persona të lënduar rëndë
👁12744
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku janë përplasur katër automjete. Përplasja e fortë ka sjellë lëndimin e dy shtetasve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Aktualisht, ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.