Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që humbën jetën
Ministrat e Mbrojtjes dhe Mjedisit të Ganës kanë vdekur në një përplasje helikopteri ushtarak në rajonin qendror Ashanti, së bashku me gjashtë persona të tjerë, tha një zëdhënës i qeverisë. Ministri i Mbrojtjes, Edward Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, 50 vjeç, u vranë në aksident, të cilin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Julius Debrah, e përshkroi si një “tragjedi kombëtare”. Më parë, Forcat e Armatosura të Ganës thanë se helikopteri Z9, i cili mbante tre anëtarë të ekuipazhit dhe pesë pasagjerë, ishte zhdukur “nga radari”. Helikopteri ishte nisur nga kryeqyteti, Accra, në orën 09:12 sipas kohës lokale (dhe GMT) dhe po shkonte drejt qytetit të Obuasi për një aktivitet për të luftuar minierat e paligjshme. Tetë trupat janë...