Aksident zinxhir, përfshihen 7 mjete! Tre të plagosur

Aksident zinxhir, përfshihen 7 mjete! Tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit. Në aksident janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

Burimi: Kohajone.com