Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje një grua

Aksident tragjik në Shkodër, makina përplas për vdekje një grua

Një aksident nga ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” , në Shkodër. Një automjet ka përplasur një grua. Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë, policia njoftoi se me drejtuesen e automjetit që shkaktoi aksidentin, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.  
Burimi: Javanews.al