Aksident tragjik në Gjermani – humb jetën 21-vjeçarja shqiptare nga Kosova

Aksident tragjik në Gjermani – humb jetën 21-vjeçarja shqiptare nga Kosova

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një të reje shqiptare në Reutlingen të Gjermanisë. Viktima është identifikuar si Yllka Hoti, 21 vjeç, me origjinë nga Kosova.Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten e javës së kaluar në autostradën B28, ku e reja, teksa udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që makina të përmbyset. Si pasojë, 21-vjeçarja ka pësuar plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.Yllka Hoti u transportua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua trajtimit intensiv, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë, të shtunën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familja e të...