Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident tragjik në Borsh, dy viktima dhe dy të plagosur – VIDEO
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, duke marrë jetën e dy personave dhe duke plagosur dy të tjerë. Ngjarja ka përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një furgon. Policia ka konfirmuar se si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, si dhe një pasagjere në të njëjtin mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij. Identifikimi i saj është ende në proces. Gjithashtu, dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri,...