Aksident rrugor në aksin Lezhë–Laç, një person dërgohet në spital

Aksident rrugor në aksin Lezhë–Laç, një person dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në aksin nacional Lezhë–Laç, konkretisht mbi urën e lumit Mat në zonën e Fushë-Milotit. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas burimeve paraprake, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërës prej makinave është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle mjekësore. Gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë ende e ditur. Shkak i mundshëm i aksidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Burimi: Syri.net