Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier. Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automjet tip “Mercedes”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit dyshohet se i ka prerë rrugën motorit, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
javanews.al