Aksident në Vlorë/ Humbi kontrollin e automjetit, makina përfundon në lumë, plagoset shoferja dhe dy fëmijë

Aksident në Vlorë/ Humbi kontrollin e automjetit, makina përfundon në lumë, plagoset shoferja dhe dy fëmijë

Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Sot.com.al