Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

Një aksident është shënuar ditën e sotme në rrugën Transballkanike, ku një automjet i llojit “Golf” përplasi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, Golf-i u përplas me një tjetër automjet të tipit “Audi”. Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve i dhanë ndihmën e parë deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.
Burimi: Sot.com.al