Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku
👁5506
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes. Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Ndonëse u krijua trafik i shtuar për disa minuta, forcat e policisë bënë të mundur orientimin e mjeteve dhe evitimin e radhëve të gjata. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale...