Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në tunelin e Murrizit/ Përplasen dy makina, tre të plagosur
👁6744
Një aksident ka ndodhur në tunelin e Murrizit, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel