Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në Tiranë, raportohet për të lënduar
👁6749
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të kryeqytetit. Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.