Aksident në Shkozet/ Përplasen 4 automjete, shoferët konfliktohen me njëri- tjetrin

Aksident në Shkozet/ Përplasen 4 automjete, shoferët konfliktohen me njëri- tjetrin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit në Durrës, ku katër automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta. Pas përplasjes, sipas dëshmitarëve, shoferët janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e përplasjes.
Burimi: Sot.com.al