Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën, plagoset 79-vjeçari

Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën, plagoset 79-vjeçari

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin kryesor të Shkodrës. Raportohet se ngjarja ka nodhur pranë urës së vjetër të Bunës. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një biçiklete. Nga përplasja e makinës me biçikletën ka mbetur i plagosur një 79-vjeçar. I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al