Burimi:
Javanews.al

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga drejtuesit!
👁5113
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne (14 prill), në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit. Nga përplasja e automjeteve, bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej makinave është plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll dhe mjekim. Shkak i aksidentit dyshohet një manovër e gabuar e drejtuesit të një prej mjeteve.