Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, ka të lënduar
👁8568
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Ford Fiesta”.Mësohet se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se automjeti “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.