Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në “Rrugën e Arbrit”. Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, për pasojë automjeti doli nga rruga. Nga ku aksident ka mbetur i plagosur shoferi 32-vjeçar,  Elton Musta dhe pasagjeri 26-vjeçar Andi Visha. “Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Burimi: Javanews.al