Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në qendër të Tiranës, automjeti përplas motorin, një person mbetet i plagosur
👁6785
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor në lëvizje. Sipas informacioneve, i plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjeri që ishte në motor. Kanë qenë kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë personit të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.