Aksident në punë/ Ra nga lartësia në terminalin e aeroportit, humb jetën punëtori në Vlorë

Aksident në punë/ Ra nga lartësia në terminalin e aeroportit, humb jetën punëtori në Vlorë

Një person ka humbur jetën  ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit. Bëhet me dije se punëtori ishte rreth 45-50 vjeç. Policia në vendngjarje, ka nisur hetimet. Njoftimi:  Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë...
Burimi: Vizionplus.tv