Aksident në Lezhë, makina përplas të miturin, transportohet te “Trauma”

Aksident në Lezhë, makina përplas të miturin, transportohet te “Trauma”

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Myltes, në Lezhë. Një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.Si pasojë e përplasjes, i mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi dinamikën e ngjarjes apo përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit.