Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.