Aksident në Levan/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Levan/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur “ Rotondo e Levanit” . Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime , ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi ishte i ngarkuar me enë kuzhine. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Burimi: Gijotina.com