Aksident në kthesën e Portezës, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier, një i plagosur

Aksident në kthesën e Portezës, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si “Kthesa e Portezës”. Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec–Fier, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit. I lënduari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al