Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti dhe një këmbësor

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti dhe një këmbësor

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Tv Klan, Daniela Zisi, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota përpjetë. Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere. Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore, e cila është përplasur nga mjeti. Të lënduarit janë çuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.
Burimi: Javanews.al