Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset shoferi 18-vjeçar! Shkak dyshohet shpejtësia

Aksident në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset shoferi 18-vjeçar! Shkak dyshohet shpejtësia

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në hyrje të Fushë-Arrëzit. Një mjet tip Audi është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari M. Fusha, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia. Top Channel