Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë. Nga raportimet paraprake, mësohet se janë përplasur tre kamionë, teksa dëmet materiale janë të shumta. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Budull, ndersa policia po heton shkaqet e këtij aksidenti. Sakaq, forcat e qarkullimit kanë devijuar rrugën në sensin tjetër.  
Burimi: Gijotina.com