Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur pasi u përplas nga një automjet

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, pranë Drejtorisë së Policisë Fier. Një drejtues motomjeti, i cili dyshohet se punonte si shpërndarës picash, është përplasur me një automjet tip “Mercedes”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit dyshohet se i ka prerë rrugën motomjetit, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.