Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes (2 tetor) në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Daullas. Automjeti tip ‘Opel’ që lëvizte në drejtim të Levanit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Policia rrugore po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Burimi:
javanews.al