Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë
👁11899
Pak më parë, një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë fshatit Gërdec të Vorës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë, automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.