Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë
👁7585
Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.