Burimi:
Kohajone.com

Aksident në aksin Tiranë-Klos! 19-vjeçari humb kontrollin e makinës, 4 të plagosur
👁6912
Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:45 në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga. Si rezultat i aksidentit, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit K.Gj., U.M., dhe F.K. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Klos/Informacion paraprak Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të...