Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina del nga rruga, plagosen nënë e bijë

Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina del nga rruga, plagosen nënë e bijë

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të hënë, rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”. Autoritetet policore raportojnë se shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur shoferja 27-vjeçare dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.  
Burimi: Gijotina.com