Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Aksident në aksin Lushnjë–Fier: Motomjeti përplas këmbësorin, dy të plagosur dërgohen në spital
👁7333
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin “Lushnjë-Fier”, ku një motomjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Pirrës. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz. Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A” Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.