Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në aksin Lezhë Shëngjin! Humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierat e rrugës, plagoset drejtuesi i motoçikletës
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.