Burimi:
Gijotina.com

Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagoset një prej shoferëve
👁6933
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të Hëne në aksin Lezhë-Laç. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit. Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor. Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.