Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në aksin Levan–Tepelenë/ Motori përplaset me automjetin, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është shënuar disa minuta më parë në aksin nacional Levan – Tepelenë, konkretisht në afërsi të fshatit Kafaraj në Fier. Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motoçikletës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan...