Aksident në aksin Krumë-Zarhisht, dy të plagosur dërgohen në spital

Aksident në aksin Krumë-Zarhisht, dy të plagosur dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Krumë-Zarhisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti i aksidentuar. Të plagosurit janë nisur me ambulancë drejt spitalit në Krumë për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Burimi: Sot.com.al