Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në afërsi të fshatit Boboshticë në Korçë, ku një drejtues mjeti ka kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe me pas ka përfunduar në anë të rrugës nacionale. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi V.Sh i cili ndodhet në spitalin e Korçës në sallën e reaminacionit. Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e drejtuesit të mjetit është tepër e rëndë. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.
Burimi: Vizionplus.tv