Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Automjeti përplas këmbësoren, arrestohet shoferi me nënshtetësi gjermane

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Automjeti përplas këmbësoren, arrestohet shoferi me nënshtetësi gjermane

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit". Shtetasi gjerman, M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka përplasur këmbësoren Z.I., 38 vjeçe, banore e fshatit Humelicë. Si pasojë e përplasjes, shtetasja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Njoftimi i Policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në...
Burimi: Syri.net