Aksident në aksin Fier–Lushnje/ Kamioni përplaset me ambulancën, katër të plagosur

Aksident në aksin Fier–Lushnje/ Kamioni përplaset me ambulancën, katër të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin rrugor Fier–Lushnje, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”, ku një kamion është përplasur me një ambulancë. Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur katër persona, mes tyre dy ndodheshin në ambulancë. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ambulanca të tjera dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Për shkak të përplasjes, në zonë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh dhe qarkullimi vijon...
Burimi: Sot.com.al