Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “Fordit”, dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i një furgoni i cili i ka prerë rrugën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.